Përzgjedhësi i kombëtares zvicerane, Murat Yakin, e ka quajtur turp vendimin e Leon Avdullahut i cili vendosi t’i bashkohet Kosovës.
Yakin, e përmendi një zgjedhje që kishte bërë ai dhe vëllai tij duke refuzuar Turqinë për kombëtaren helvetike.
“Duhet ta pranojmë që ai vendosi të ndryshojë ekipin e tij kombëtar. Sigurisht, ka njëfarë zhgënjimi. Interpretimi im është se ai ka shumë konkurrencë në qendër të mesfushës dhe dëshiron të luajë menjëherë. Mendoj se është një turp i vërtetë. Për mua dhe Hakanin, ishte diçka e qartë. Ne u lindëm dhe u rritëm këtu. Por Leoni duket se ka ndikuar pak më shumë nga kultura e Kosovës. Ne nuk mund të ndikojmë në diçka të tillë”, tha Yakin.
Në listën e publikuar nga trajneri zviceran për dy ndeshjet e shtatorit mungon edhe Albian Hajdari, i cili së fundmi është transferuar te Hoffenheim.
“Albian Hajdari nuk është midis tyre. Pas një vere të vështirë dhe transferimit të vonë në Hoffenheim, ai tani do të përqendrohet te klubi. Ne kemi një plan për të, por do ta trajtojmë atë pas ndeshjeve të shtatorit”, u shpreh ai.
Nga lojtarët me prejardhje shqiptare, i vetmi i përfshirë në ekip është Granit Xhaka, pasi Ardon Jashari nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.
Ndryshe, Zvicra do të përballet me Kosovën me datën 5 shtator në Bazel, njësoj sikur para dy viteve, sfidë që ishte mbyllur me barazim 1-1./Klankosova.tv
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...