Ndeshja e AEK-ut me Dinamon e Zagrebit për kualifikueset e Champions League është shtyrë pasi u vra një tifoz gjatë përleshjeve.
Në takimin për masat e sigurisë të planifikuar të martën në mëngjes, pala e AEK-ut deklaroi se konsideron bashkë përgjegjës Dinamon e Zagrebit dhe Policinë greke për atë që ndodhi mbrëmë, transmeton Arbresh.info.
Përfaqësuesit e klubit u larguan nga takimi pasi e konsideruan “të turpshme të marrësh pjesë”, siç deklaruan ata.
Një mbështetës grek i klubit të futbollit AEK Athinë është vrarë me thikë gjatë natës pas përleshjeve të tifozëve.
Sipas policisë lokale përleshjet e dhunshme midis “Ultrasve” çuan në afro 100 arrestime, transmeto Arbresh.info.
Mes të plagosurve është edhe një i mitur i cili është goditur me gur në kokë, tha televizioni publik ERT.
Ata janë ende në spital.
Derisa, sipas policisë, viktima 22-vjeçare e plagosur me thikë u shtrua në spital para se t’i dorëzohej plagëve të marra gjatë natës.
Përleshje shpërthyen në periferi të kryeqytetit grek mes tifozëve të AEK-ut dhe tifozëve të klubit kroat Dinamo Zagreb.
Përleshjet e dhunshme lanë të paktën tetë persona të plagosur, tre grekë dhe pesë kroatë./Arbresh.info/
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...