Në moshën 53-vjeçare ka ndërruar jetë, Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët e shquar të sportit të Kosovës.
Vdekja e tij rrodhi si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga kanceri.
Lajmi për vdekjen e Krasniqit u bë i ditur nga kolegu i tij gazetar, Edmond Thaçi.
Përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të mjekëve në Kosovë, Turqi dhe në Francë, ato nuk patën sukses.
Në vitin 2001 ai u punësua në Radio Kosova ku ka vazhduar të punojë deri në ditët e fundit të jetës.
Gjatë kësaj periudhe ka komentuar mbi 2000 ndeshje të futbollit nga vendi i ngjarjes.
Vite me radhë ishte Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës./arbresh.info/
Tesla gati të nisë prodhimin e çipave me Al, njofton Musk
Kate Middleton mahnit me elegancën e viteve ’80 dhe me diama...
Zbulim shqetësues për ilaçet për dobësim – studimi paralajmë...
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin