Ish-legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë i qetë dje në gjumë, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë nga ju që të vuajmë humbjen e tij në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, ka thënë gruaja e Beckenbauer, shkruan Arbresh.info.
Ish legjenda e Bayern Munichut, ka qenë njëri ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, të njëjtën gjë e kanë bërë vetëm Didier Deschamps i Frances dhe Mario Zagallo i Brazilit.
Beckenbauer është paraqitur në 103 ndeshje për ish-Gjermaninë Perëndimore dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës.
Beckenbauer ishte kapiten i Gjermanisë në Kupën e Botës në vitin 1974, aty ku e mposhtin Holandën në finale me rezultat 2-1.
Ai ka fituar Kupën e Botës si lojtar në 1974 dhe si trajner në 1990./Arbresh.info/

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...