Ish-lojtari i Kolumbisë dhe Real Madrid, Freddy Rincon ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare në Cali të Kolumbisë.
Të hënën dolën rapote se Rincon ishte përfshirë në një aksident automoblisistik midis automjetit të tij dhe një autobusi. Ai u dërgua në spital dhe u pranua në një operacion urgjent menjëherë pas.
Pasi kaloi tre ditë duke luftuar për jetën e tij në një njërsi të kujdesit intensive, Rincon ndërroi jetë të mërkurën vonë mbrëma sipas kohës lokale. Ai i ishte nënshtruar një operacioni të madh në tru në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tij, por nuk ishte në gjendje të kalonte.
Të tjerë u plagosën gjithashtu nga përplasja, por duket se janë në gjendje stabile.
Rincon luajti futboll profesionst për një total prej 18 vitesh në Brazil, Kolumbi, Itali dhe Spanjë, duke përfshirë një sezon me Real Madridin. Ai fitoi 84 ndeshje për Kolumbinë dhe luajti në tre Kupa Botërore radhazi në 1990, 1994 dhe 1998. Federata Kolumbiane e Futbollit isht endër të parat që vajtuan për vdekjen e tij./Arbresh.info
FCF lamenta el fallecimiento de Freddy Rincón.
? https://t.co/e4VuoQEstG pic.twitter.com/sy3lxG3VNf
— FCF (@FCF_Oficial) April 14, 2022
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...