Ish-sulmuesi i Barcelonës, Hugo Sotil, i njohur si “Cholo”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.
Sotil ishte nën kujdesin intensiv në një spital në Peru nga fillimi i këtij muaji.
“Barcelona shpreh keqardhje për vdekjen e Hugo Sotilit, dhe dëshiron t’i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar Barcelona të hënën në faqen zyrtare.
Sotil ishte pjesë e Barçës nga viti 1973 deri në vitin 1977.
Me gjigantin spanjoll ka luajtur në 70 ndeshje duke kontribuar me 18 gola dhe tri asistime.
Karrierë ka bërë edhe tek Deportivo Municipali, Independiente Medellin dhe Alianza Lima.
Me kombëtaren e Perusë ka zhvilluar 62 ndeshje dhe i ka shënuar 18 gola.
Kapet “dileri” në Muriqan, pritet ekstradimi i tij në Kosovë
Mediumi spanjoll zbulon prapaskenat: Zinedine Zidane e refuz...
Haxhiu: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë
Zjarr në një apartament në Tiranë
Akuzohet për kultivimin e rreth 11 mijë bimëve kanabis, ekst...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, BE: Mbështesim lirinë e s...