Ka ndërruar jetë sot anëtari i “Plisave”, Lekë Bulliqi.
I ndjeri ishte qëlluar dje me armë zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë, ndërsa fatkeqësisht nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve.
Tifozët “Plisat” përmes një postimi në rrjetet sociale e kanë kujtuar shokun e tyre, i cili nuk iu nda asnjëherë Prishtinës dhe ngjyrave Bardhekaltër.
“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës. Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.
Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë. Pusho i qetë Lekë”, kanë shkruar “Plisat”./express

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...