Newcastle United ka marrë fitore spektakolare ndaj Manchester United përkundër se gjithë pjesën e dytë e luajti me një futbollist më pak dhe në fund triumfoi 2-1.
Ishte një pjesë e parë shumë e luftuar, por vetëm në fundin e saj u panë golat.
Fillimisht vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë, pasi Jacob Ramsey u ndëshkua me karton të dytë të verdhë pas simulimit dhe u përjashtua nga loja.
Në minutën e pestë shtesë, vendasit fituan penallti dhe Gordon realizoi për 1-0.
Megjithatë mysafirët barazuan rezultatin pas tre minutash, kur Casemiro shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë i takoi mysafirëve që krijuan disa raste të mira shënimi.
Megjithatë golin e fitores e gjetën vendasit në minutën e fundit të ndeshjes me William Osula që realizoi një gol të jashtëzakonshëm për fitoren e vendasve 2-1.
Me këtë fitore Newcastle shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 12-të, derisa Manchester United mbetet në pozitën e tretë me 51 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Newcastle United e luan në udhëtim te Chelsea, derisa Manchester United në Old Traford pret Aston Villen.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...