AC Milani dhe Napoli kanë barazuar në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e shtunë).
Super përballja në Serie A e zhvilluar në kuadër të xhiros së 13-të mes Milanit dhe Napolit përfundoi me rezultat 1 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Mysafirët realizuan të parët me anë të Hirving Lozanos në minutën e 24′, por shifrat u barazuan pas vetëm pesë minutave më vonë nga Milani.
Ishte Giacomo Bonaventura që barazoi gjithçka për 1 me 1.
Të dy skuadrat bënë ndryshimet gjatë pjesës së dytë, po rezultati mbeti i njëjtë.
Milani gjendet në pozitën e 13-të me vetëm 14 pikë, ndërsa Napoli në pozitën e shtatë me 20 pikë./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë