San Antonio ndërpret serinë e katër humbjeve radhazi duke fituar sfidën me Memphis me rezultatin 108-107.
Njeriu i ndeshjes për teksanët u bë i zakonshmi LaMarcus Aldridge që e mbylli atë me 22 pikë, ndërkohë që ka edhe meritën e realizimit të të gjitha aksioneve të Spurs në çastet e fundit të sfidës dhe këtu përfshihet edhe gjuajtja e saktë për 3 pikë. në fakt ishte pikërisht ky aspekt i lojës ai që ndëshkoi Grizzlies me San Antonion që u tregua i saktë ne 13 gjuajtje nga distanca në 21 tentativa që pati në dispozicion. Pavarësisht këtyre shifrave, skuadra e Greg Popovich vuajti shumë për të fituar këtë ndeshje ndaj Memphisit për të cilin ky sezon ka qenë një makth i vërtetë.
Rikthehet te suksesi edhe Bostoni që mundi Philadelphian me rezultatin 112-109 duke e harruar atë çfarë i ndodhi me Los Angeles Clippers kur kalifornianët përmbysën avantazhin e krijuar prej Celtics në atë ndeshje. ishte kjo një fitore me shumë vlera për skuadrën nga Massachussets pasi i jep mundësinë që të arrijë pikërisht 76ers në vendin e tretë në konferencën e Lindjes, e sidomos sepse ajo erdhi pa Kyrie Irving në parket me basketbollistin që ishte i dëmtuar. Boston e vulosi këtë sukses vetëm në sekondat e fundit kur shënoi pikët vendimtare me gjuajtjet e lira të Hayward që e mbylli sfidën me 26 pikë dhe kjo ndodhi para tentativës së dëshpëruar të Butler nga distanca kur kishin mbetur 2.4 sekonda nga fundi i sfidës.
Golden State nuk ndalet. Skuadra e Warriors mundi Utah Jazz në ndeshjen e radhës 115-108 duke shënuar fitoren e katërt radhazi për t’u konfirmuar si skuadra më e mirë e Konferencës së Perëndimit. Në Oracle Arena në Utah Jazz nuk mundi dot të bëjë asgjë përballë Golden State edhe pse Stephen Curry nuk ishte në ditën e tij më të mirë përsa u përket saktësisë në gjuajtje. Ai që bëri më mirë në parket për kalifornianët ishte Kevin Durant me 28 pikë të shënuara e 7 topa në tabelë, ndërkohë që Klay Thompson e mbylli sfidën me 22 pikë. te skuadra e jazz, më i miri ishte Donovan Mitchell me 25 pikë, ndërkohë që paraqitje të mirë bëri edhe francezi Gobert me 13 pikë e 16 topa në tabelë./tch
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”