Fitore karakteri për Toronto Raptors. Kampionët në fuqi të NBA nuk u dorëzuan duke triumfuar pas 2 kohëve shtesë në ndeshjen e 6-të gjysmëfinale të Lindjes ndaj Boston Celtics duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e 7-të dhe atë të fundit.
Fitore spektakolare ajo e skuadrës së trajnerit Nurse pas dy kohëve shtesë me rezultatin 125-122.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 98-98, ndërkohë që pas dy shtesave fati i buzëqeshi Torontos që falë edhe paraqitjes fantastike të Kyle Lowry-it që koleksionoi 33 pikë 8 rebound dhe 6 asiste në total ja doli të mbante gjallë shpresat për kualifikim.
Është shumë pranë finales në Perëndim Los Angeles Clippers që triumfoi edhe në ndeshjen e 4-t ndaj Denver Nuggets dhe tanimë kryeson 3-1 me ndeshje.
Kalifornianët triumfuan me rezultatin 96-85 në një ndeshje të dominuar nga Clippers sidomos në periodën e parë falë edhe klasit të Kawhi Leonard i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë 11 rebound dhe 9 asiste.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981