NBA: Golden State e fiton përballjen e parë ndaj Houston Rockets

Toronto Raptors' DeMar DeRozan (10) tries to break through defense of Golden State Warriors center Zaza Pachulia (27) and guard Stephen Curry (30) during the first half of an NBA basketball game Saturday, Jan. 13, 2018, in Toronto. (Cole Burston/The Canadian Press via AP)

14:03 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Golden State fiton 106 – 119 ndaj Houstonit përpalljen e parë të serisë finale në Konferencën e Perëndimit, duke hedhur një hap të parë të rëndësishëm drejt finales së madhe për t’u konfirmuar skuadra kampione e NBA.

Një përplasje titanësh në “Toyota Center”, aty ky për vendasit ishte e pamjaftueshme superperformanca e James Jarden, që e mbylli takimin me 41 pikë, 7 asiste dhe 4 rikuperime. Kundërpërgjigjet për Warriors Kevin Durant me 37 pikë, ndërsa Klay Thompson shtoi edhe 28 pikë të tjera për skuadrën nga Oakland.

Një grusht i rëndë apo “Knockdown” i parë për skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, që u dënua nga individë të veçantë të Warriors në momentet delikate të sfidës. Basketbollistët që drejtohen nga Steve Kerr ishin shumë të kujdeshshëm në qarkullimin e topit, duke e humbur në vetëm 9 raste gjatë ndeshjes, ndërsa në kundësulm rezultuan thuasje gjithmonë vrastarë.

Në fakt, pjesë e para u mbyll në ekulibër të plotë, me tabelën ekletronikë që tregonte të njëjtat shifra për të dyja skuadrat, 56–56.

Në fund të periodës së tretë Warriors krijuan një avantazh prej 7 pikësh 80-87, falë rezultatit të pjesshëm 31-24, diferencë që shkoi 16 pikë në fillim të periodës së fundit. E pamundur për Rockets që të përmbysnin rezultatin në minutat e fundit, me Warriors që triumfuan me 13 pikë diferencë.

Me këtë sukses në parketin e Houston Rockets Golden State ka fituar të paktën një ndeshje në transfertë në 18 seritë  e fundit play off, një rekord ky për skuadrën kaliforniane, që është vetëm një fitore larg rekordit të të gjitha kohërave në NBA, e që mbahet nga Miami Heat. Përballja e radhës do të zhvillohet po në “Toyota Center” të Houstonit.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme