Keylor Navas beson se Sergio Ramos mund të jetë njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, por ai ka gjithashtu tipare të një sulmuesi.
Ramos shënoi në fitoren 3 me 1 kundër Napolit duke i ndihmuar skuadrës së Zinedine Zidanes të arrijë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 6 me 2 ndaj skuadrës italiane, transmeton portali arbresh.info.
“Ramos është një lojtar shumë i rëndësishëm, ai gjithmonë na ndihmon dhe ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin”, tha Navas për faqen zyrtare të klubit.
“Ai posedon edhe tipare sulmuesi, kurdo që shfaqet tek zona e kundërshtarit pas goditjeve nga këndi ne besojmë vërtetë në të, ai e ka aftësinë për të vendosur topin kudo që dëshiron”, shtoi ai./arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës