Napoli ka vazhduar në raundin e ardhshëm të UEFA Evropa Ligës pavarësisht disfatës mbrëmjen e sotme (e enjte).
Edhe pse gjetën epërsinë të parët në takimin e dytë në kuadër të xhiros së 1/16-ës në kompeticionin e dytë më të madh evropian, gjiganti italian u mposhtë me përmbysje në Austri nga Red Bull Salzburgu, shkruan portali arbresh.info.
Areek Milik realizoi golin e epërsisë për mysafirët (14′), por Munas Dabbur barazoi gjithçka vetëm dhjetë minuta më vonë duke shënuar për 1 me 1.
Golin e epërsisë e realizoi gjatë pjesës së dytë Fredrik Gulbrandsen, por skuadra austriake u eliminua si pasojë e disfatës së thellë 3 me 0 të pësuar në takimin e parë në Itali edhe pse gjeti portën edhe me anë të Christoph Leitgeb në minutat shtesë.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm3 me 4 në favor të skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti.
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj ishte pjesë e formacionit startues dhe e mbylli takimin me 90 minuta lojë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...