Napoli ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 28-të në Serie A ndaj Fiorentinës.
Ndeshja nisi mirë për vendasit pasi kaluan në epërsi me anë të Romelu Lukakut në minutën e 26-të, shkruan Arbresh.info.
Raspadori pas një ore lojë dyfishoi rezultatin me një asistim nga Lukaku.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Fiorentina u rikthye në lojë me golin e Gudmundssonit.
Por deri në fund më nuk u shënuan gola dhe kështu Napoli merr tri pikë të mëdha në luftë për titull.
Napoletanët kanë 60 pikë një më pak se Interi liderë, teksa Fiorentina është e shtata me 45 sosh./Arbresh.info
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...