Napoli suspendon përsëri stërvitjet

NAPLES, ITALY - MAY 10: Elseid Hysaj during an SSC Napoli Training Session on May 10, 2019 in Naples, Italy. (Photo by SSC NAPOLI/SSC NAPOLI via Getty Images)

21:13 | 23 Mars 2020
Arbresh Info

Napoli ka ndjekur shembullin e Lazios dhe ka shtyrë stërvitjet përsëri shkaku i koronavirusit.

Napoli do t’i vazhdonte stërvitjet të mërkurën pavarësisht që Italia mbetet e mbyllur, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sonte (e hënë) përmes një njoftimi zbuluan se i kanë suspenduar stërvitjet për një datë të pacaktuar.

“Napoli njofton se të gjitha aktivitet sportive janë suspenduar. Data kur do të rikthehemi nuk dihet shkaku i Covid-19”, njoftoi klubi.

Lazio gjithashtu këtë javë i ka suspenduar stërvitjet shkaku i Covid-19./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale