Napoli është gati të transferojë yllin e Romës.
Tash e disa ditë raportohet për një interesim të Napolit në talentin turk, Cengiz Under.
Sipas raportimeve të Nicolo Schira, ‘Partenopei’ janë duke provuar që të bindin Romën me një ofertë 25 milionëshe, për kartonin e Under, transmeton lajmi.net.
22 vjeçarit thuhet t’i jetë ofruar një kontratë pesë vjeçare në ‘San Paolo’, ku do të fitonte rreth 3.5 milionë euro për sezon.
‘Giallorossi’ në anën tjetër thuhet se kërkojnë një shumë më të lartë sesa 25 milionë euro.
Under kaloi te Roma në vitin 2017, nga Istanbul Basaksehir, asokohe për 14.25 milionë euro.
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...