Napoli dëshiron të shtrojë ofertë për sulmuesin e Athletic Bilbaos, Inaki Williams.
Sipas një raporti nga ‘Corriere dello Sport’, drejtori sportiv Cristiano Guintoli është i kënaqur me performancat e 22-vjeçarit dhe beson se do të jetë lojtari perfekt për ‘Partenopein’, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur italiane shton se interesimi në sulmuesin e Athletic Bilbaos zbulon gjithashtu se ka ndryshuar edhe politika e klubit në vëzhgimin e lojtarëve pasi tani ata preferojnë të kërkojnë lojtarë më shumë nga La Liga sesa Amerika Jugore.
I lindur në Bilbao nga një baba ganez dhe nënë libiane, Williams bartë pasaportë spanjolle dhe nënshtetësi të Baskut, gjë që e lejon atë të luaj te klubi në ishullin e famshëm./arbresh.info
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic