Amir Rrahmani është lënduar në ndeshjen ndaj Zvicrës dhe është detyrua ta lë grumbullimin me kombëtare.
Kapiteni i Kosovës është rikthyer tek Napoli ku ka filluar procesin e rehabilitimit, shkruan Arbresh.info.
Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Napoli në platformën X, Rrahmani ka një tërheqje të lehtë të bicepsit formal në kofshën e djathtë.
“Rrahmani është rikthyer nga angazhimet me kombëtaren. Pas lëndimit të pësuar në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, mbrojtësi i Napolit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në spitalin Pineta Grande, të cilat konfirmuan rezultatet e para të kontrolleve të kryera me Kombëtaren: bëhet fjalë për një dëmtim të shkallës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së djathtë. Rrahmani ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit”, shkruhet në njoftimin e Napolit.
Mediat italiane thonë se Rrahmani pritet t’i mungojë Napolit ndaj Fiorentinës në fundjavë, por pritet të kthehet ndaj Man Cityt, pas 10 ditësh./Arbresh.info
Il report degli allenamenti di oggi 👇https://t.co/hzY7UlxIoA
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 8, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...