Pasi agjenti i Elseid Hysajt konfirmoi se Napoli është i hapur për transferimin e lojtarit në Chelsea, raporte të ndryshme pretendojnë se ata janë duke përgatitur transferimin e Manuel Lazzarit nga SPAL-i.
“Nëse ju e shihni që Napoli është duke luajtur me Kevin Marcuitin dhe dëgjoni se ata janë duke shikuar për lojtarë të tjerë, kjo do të thotë se këtu do të ketë edhe blerje”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për ‘Radio CRC’, transmeton portali arbresh.info.
“Personat që thonë ndryshe janë të keq informuar. Hysaj është një lojtar që mund të luaj mirë në futbollin anglez duke marrë parasysh se është shumë fizik dhe është duke u vëzhguar nga klube të mëdha”

Bazuar në një raport nga ‘Tuttosport’, Marcuit nuk është i vetmi opsion, pasi Napoli ka kthyer vëmendjen gjithashtu te mbrojtësi qendror i SPAL-it – Lazzari, i cili kushton 20 milionë euro.
Ai mbush 25 vjeç këtë muaj dhe ka qenë një zbulim në Serie A te SPAL-i duke fituar gjithashtu ftesën e parë nga Italia në shtator.
Thuhet se Chelsea është i përgatitur për të aktivizuar klauzolën prej 50 milionë euro të Hysajt dhe kjo do t’i mundësonte yllit shqiptar ribashkimin me ish trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin, në Stamford Birdge./arbresh.info/
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...