Napoli është interesuar për të transferuar në radhët e veta sulmuesin danez, Rasmus Hojlund.
Këtë e ka bërë të ditur e famshmja italiane, Gazetta dello Sport, shkruan Arbresh.info.
Sipas tyre, trajneri i Manchester United, Ruben Amorim nuk e ka në plane sulmuesin danez, dhe i ka hapur mundësinë për ta gjetur një klub tjetër.
Për Hojlundin është interesuar edhe klubi tjerë italian, Interi.
Vlera në treg e 22-vjeçarit sipas Tranasfermarkt shkonë në 35 milionë euro. Kujtojmë se ylli i ri danez ka një kontratë me Manchester Unitedin deri në qershor të vitit 2028.
Ai u transferua nga Atalanta në Manchester United në vitin 2023. Që nga ajo kohë ka luajtur 95 ndeshje dhe ka shënuar 26 gola dhe gjashtë asistime./Arbresh.info
? Napoli have joined Inter Milan in the race to sign Rasmus Hojlund, who is open to being sold by Ruben Amorim.
(Source: Gazzetta Dello Sport) pic.twitter.com/8a0wD2PxvF
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) June 22, 2025
Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-...
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...