Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme si mysafir ndaj AS Romës, duke triumfuar me rezultat minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-t në Serie A.
Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 36-të, kur Rasmus Højlund shërbeu bukur për David Neres, i cili me një goditje të shkëlqyeshme mposhti romakët dhe i dha epërsinë Napolit, shkruan Arbresh.info.
Më herët, në minutën e 27-të, Napoli kishte humbur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi. Noa Lang depërtoi në zonë dhe goditi fort në këndin e djathtë, por Svilar reagoi mrekullisht, duke e mbajtur Romën në lojë.
Edhe vendasit patën rastet e tyre. Në minutën e 18-të, Giovanni Di Lorenzo u gjend në pozitë të shkëlqyer pas një krosimi të saktë, por goditja e tij përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë, duke shpëtuar Napolin nga një disavantazh i hershëm.
Pjesa e dytë solli akoma më shumë intensitet. Në minutën e 60-të, Højlund provoi të dyfishonte epërsinë me një goditje të ulët drejt këndit të poshtëm, por Svilar edhe një herë u tregua fantastik, duke i mohuar golin danezit.
Roma reagoi në minutën e 77-të me Lorenzo Pellegrinin, i cili gjuajti nga skaji i zonës, por tentativa e tij kaloi shkoi mbi portë.
Në shtesë, Roma pati rastin e artë për të barazuar. Tommaso Baldanzi depërtoi në zonë dhe goditi saktë drejt portës, por këtë herë ishte Vanja Milinković-Savić arriti një pritje vendimtare, duke ruajtur avantazhin e Napolit dhe duke siguruar fitoren.
Me këtë fitore Napoli barazon liderin Milanin me 28 pikë në tabelë, kurse Roma humb kreun dhe tashmë është e treta me 27 sosh aq sa ka edhe Interi./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...