Napoli ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen derbi të xhiros së 31-të ndaj Milanit me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, madje nuk pati as raste të shumta, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë në etapën e dytë, Napoli pati gjithë iniciativën ku edhe u shpërblye me një gol që në fund doli të ishte i fitores.
Matteo Politano i cili hyri në lojë nga banka në minutën e 74-të, shënoi vetëm pesë minuta më vonë për 1-0.
Me këtë gol, skuadra e Contes arkëtoi tre pikë të mëdha, ku edhe i mori pozitën e dytë Milanit të Allegrit.
Tashmë pas 31 xhirosh, Napoli është i dyti me 65 pikë, dy më shumë se Milan që ka 64 sosh në pozitën e tretë. Teksa lider është Interi me 72 sosh, shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati.
Në xhiron e radhës Napoli udhëton tek Parma, kurse Milan do të ketë punë me Udinesen./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë