AZ Alkmaar ka befasuar të gjithë duke mposhtur në udhëtim Napoli-n me rezultat minimal 0 – 1.
Ndeshja ishte tërësisht e dominuar nga vendasit, të cilët assesi s’ia dolën të gjejnë rrugën drejt golit, shkruan portali arbresh.info.
Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat provuan me “Napolitanët” që ishin më të rrezikshëm para portës, por nuk ia dolën të shënojnë.
Ndërsa, golin që vulosi fitoren e mysafirëve e realizoi De Wit në minutën e 57-të pas pasimit të bukur nga Svenssson.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes, derisa Elseid Hysaj zhvilloi 59 minuta.
Pas kësaj fitore, Alkmaar renditët në pozitën e parë në tabelë me tri pikë, derisa Napoli në fund pa pikë./arbresh.info.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...