Napoli dhe Roma kanë ndarë pikët në derbin italian të xhiros së 25-të në Serie A. Epilogu përfundimtar doli të jetë 2-2.
Roma mori herët epërsinë përmes Donyell Malen që shënoi nga afërsia pas asistimit të Bryan Zaragozas (7’).
Napoli u këndell përmes supergolit të Leonardo Spinazzolas nga distanca (40’).
Amir Rrahmani ishte i pafat duke bërë një ndërhyrje brenda zonës, ku gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm doli të jetë Malen për ta rikthyer epërsinë.
Përpos penalltisë, kapiteni i Kosovës edhe pësoi lëndim kësisoj u detyrua të largohet nga fusha.
Megjithatë, Napoli s’u dorëzua dhe Alisson Santos me një tjetër gol të bukur e barazoi rezultatin (83’).
Napoli kësisoj mban pozitën e tretë me 50 pikë, tre mbi Romën.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...