Ndeshje spektakolare është zhvilluar mes Napolit dhe Romës në Diego Armando Maradona Stadium.
Përkundër se tri pikët ishin shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat, ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Një ndërhyrje në Hirving Lozano bëri që gjyqtari ta konsultonte VAR-in dhe pas shikimit të xhirimeve vendosi për penallti.
Lorenzo Insigne e mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga pika e bardhë duke e mposhtur Rui Patricion për epërsinë e vendasve (11’).
Pjesa tjetër e gjysmës së parë nuk prodhoi shumë raste shënimi dhe me epërsinë e një goli për Partenopei, skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë ishte shumë më e zjarrtë me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.
Victor Osimhen dhe Hirving Lozano krijuan raste për Napolin, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.
Giallorosët kërkuan penallti në minutat e fundit të ndeshjes pas një ndërhyrje në Zaniolon, por kështu nuk mendoj gjyqtari.
Në minutën e 91-të, Roma gjeti golin e barazimit pas një aksioni fantastik. Tammy Abraham asistoi për mrekulli te Stephan El Shaarawy i cili me një goditje të bukur barazoi shifrat në 1-1.
Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kërkuan golin e fitores, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.
Napoli mbetet në vendin e tretë me 67 pikë, derisa Roma është e pesta me 58 sosh.
Napoli ndeshjen e radhës e zhvillon në udhëtim te Empoli, derisa Roma luan derbin në Giuseppe Meazza ndaj Interit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren