Anësori portugez, Nani ka vendosur të largohet nga Lazio me përfundimin e sezonit.
Pas përplasjes me një tifoz gjatë ndeshjes kundër Cagliarit, 31-vjeçari ka informuar zyrtarët e klubit se dëshiron të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Nani iu bashkua Lazios në formë huazimi nga Valencia me opsionin për blerje për 8 milionë euro në fund të sezonet, por shanset janë që “Biancocelesti” do të shfrytëzojnë klauzolën e vendosur janë të vogla.
Reprezentuesi portugez ka arritur të shënojë tri gola brenda më pak se pesë orëve lojë në ligë këtë sezon, por ka startuar në vetën një ndeshje në Serie A dhe është i vendosur për largim këtë verë.
Mbetet të shihet nëse ai do të mirëpritet për të luftuar për pozitë startuese në Valencia ose do të vendoset në listën e transferimeve./arbresh.info/
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”