Radja Nainggolan pritet të kryejë vizitat mjekësore me Inter të hënën në mëngjes, teksa Davide Santon dhe Nicolo Zaniolo do të nisen drejt Romës.
Mesfushori belg është akoma me pushime, por pritet të udhëtojë në Milano mbrëmjen e së dielës.
Ai do të qëndrojë në një hotel dhe do të kryejë vizitat mjekësore ditën e hënë në mëngjes, siç raporton Sky Sport Italia.
Transferimi pritet të kompletohet për 24 mln euro plus pronësinë e Santon me Zaniolo.
Gjithsesi, Zikaltrit do të përfshijnë një klauzolë ku do të kenë mundësi ta blejnë përsëri talentin e Primavera-s, ose të përfshijë një përqindje në rast të shitjes së Zaniolo-s.
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet
Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: Familjarët e...
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dolla...