“Interi më kërkoi më çdo kusht. Jam i gëzuar që do të punoj sërish me Spallettin, ndërsa Roma dhe tifozët e saj do të mbetet gjithmonë në zemrën time, por ishin drejtuesit e klubit ata që më larguan”.
Janë këto fjalët e Radja Nainggolan, lojtarit më të ri të Interit, i cili shumë shpejt do të nisë punën me zikaltrit.
Drejtuesit e klubit nga Milano kanë arritur të kryejnë një supergoditje në merkato, duke siguruar shërbimet e një mesfushori tepër cilësor, siç është belgu. Afrimi i tij është në kuadër të përgatitjeve që po bën Interi për të qenë gati në rikthimin e tyre në Champions. E në fakt, ky rikthim në Ligën e Kampionëve pas një mungese 7-vjeçare është përcjellë me gëzim dhe entuziazëm në radhët e tifozëve. Një fakt i tillë reflektohet edhe sa u përket abonimeve gjatë sezonit. Me moton për të riparë “yjet” ka nisur shitja e biletave dhe deri më tani shitjet kanë shënuar shifra rekord, duke u ezauruar një pjesë e mirë biletave. Nga këto të dhëna është e qartë ndeshjet e Interit në “San Siro” do të kenë mbështetjen e mijërave tifozëve zikaltër.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...