Naby Keita do të luaj ndeshjen e tij të fundit për RB Leipzig të shtunën para transferimit te Liverpooli.
Liverpooli kishte arritur një marrëveshje për transferimin e Keitas më 1 korrik, por pas transferimit të Philippe Coutinhos te Barcelona, klubi anglez ka reaguar duke kërkuar zëvendësimin e tij menjëherë, transmeton portali arbresh.info.
RB Leipzig nga ana tjetër insiston që Keita do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit aktual. Por, duket se situata ka marrë një kthesë të papritur.
Ylli mësohet se tashmë ka blerë një shtëpi në Londër.
Madje, në detajet e publikuar online shfaqet që emri i një shtëpi në rrugën “71 Queen Victoria” në Londër është kthyer në emrin e tij më 11 janar./arbresh.info/

Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj