Kampion i botës me Gjermaninë në 2014-ën, por më pas i paaftë për të vazhduar në nivele të larta me “Die Mannschaft”, edhe pse luan te një klub i madh europian si Arsenal, Shkodran Mustafi është një nga protagonistët e momentit të mirë që po kalojnë “Topçinjtë”, të cilët e nisën me dy humbje në kampionat nën drejtimin e Emery.
Paraqitjet e mira të qendërmbrojtësit janë akoma më mbresëlënëse duke parë stilin e jetës që ndjek ai.
Jetë nate? Jo, sepse “mëkati” që Mustafi i lejon vetes është shtëpiak, por po aq i dëmshëm. Mbrojtësi me origjinë shqiptare, në fakt, ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit në internet se është i fiksuar me seritë televizive.
Ka lindur gjithçka rastësisht, por më pas…: “Verën e kaluar, gjatë grumbullimit, kam zbuluar Prison Break, – ka kujtuar Mustafi. – Ishim në Australi dhe unë isha zgjuar, teksa të gjithë të tjerët po flinin. Nuk kisha asnjë me kë të kaloja kohën dhe e vetmja gjë që mund të bëja isha të shikoja seritë, paradite dhe në mbrëmje…”.
Subjekti e ka bërë për vete Mustafi-n: “Edhe nëse në mëngjes kishim stërvitje, unë qëndroja zgjuar deri në tre të mëngjesit për të shikuar episodet. Çdo natë i thoja vetes se do të flija herët, por rrija deri natën vonë…”. Një varësi e vërtetë, që duket se nuk po ndikon te rendimenti i lojtarit, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier League në këtë sezon, nga minuta e parë tek e fundit. Ndoshta për meritë të “Prison Break”…
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...