Shkodran Mustafi ka marrë një lajm të mirë mbrëmjen e së premtes.
Mbrojtësi shqiptar ditë më parë ka kompletuar transferimin te Schalke 04 nga Arsenali, por ka qenë në izolim për shkak të fluturimit të tij nga Anglia.
Gjermania e ka future në zonën e kuqe Britaninë e Madhe dhe kjo e ka detyruar Mustafin të qëndrojë i izoluar.
Megjithatë mbrojtësi shqiptar ka bërë disa teste për COVID-19 dhe variantin e ri të coronavirusit, por që të gjitha i kanë dalë negative.
Tani te Schalke po presin dritën e gjelbërt të autoriteteve shëndetësore për ta inkuadruar Mustafin në lojë.
Trajneri i Schalke 04, Christian Gross ka thënë se egziston një mundësi që Mustafi të debutojë ndaj RB Leipzig të shtunën.
“Ekziston një mundësi që Mustafi të luajë. Ai ka një qëndrim shumë profesional. Nëse autoritet shëndetësore na japin dritën e gjelbër, atëherë ai do të jetë me skuadrën. Unë nuk e përjashtojë mundësinë që ai të parqitet ndaj Leipzig”, ka deklaruar Gross.

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...