Gazeta e njohur turke “Fanatik” ka shkruar sot që Galatasaray ishte e interesuar për ta huazuar mbrojtësin qendrorë të Arsenalit, Shkodran Mustafi, por klubi anglez e ka refuzuar ofertën e klubit turk.
Gazeta turke raporton që Galatasaray kishin ofruar një ofertë huazimi për Mustafin, por skuadra nga Premier Liga e ka refuzuar atë pasi që ata janë duke konsideruar që ta shesin atë.
Raportohet se Arsenali e ka bërë të qartë që nuk do ta lirojë lojtarin nën çmimin 25 milionë euro.
Sipas Fanatik, Arsenali i ka thënë Galatasarayt se ata kanë pranuar oferta të tjera nga disa klube për Mustafin, por nëse oferta nuk materializohet sipas interesave të tyre, ata mund të flasin me Galatasarayn për ndonjë huazim.
Mustafi ju bashkua Arsenalit nga Valencia në vitin 2016 dhe ka kontratë me londinezët deri në qershorin e vitit 2021.
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...