Arsene Wenger ka insistuar se Shkodran Mustafi nuk ka qenë asnjëherë afër largimit nga Arsenali, duke e konsideruar mbrojtësin e Gjermanisë si pjesë e rëndësishme e së ardhmes së skuadrës nga Londra.
Vetëm pas një sezoni në fanellën e Arsenalit, Mustafi ishte bërë pjesë e shumë spekulimeve për një kalim në Serie A, te skuadra e Interit.
Ky transferim nuk u finalizua dhe Mustafi mbeti pjesë e Arsenalit.“Ai kurrë nuk ka qenë afër largimit”, ka thënë Wenger për ‘DailyMail’.
“Ai është një mbrojtës i ri i cili ka pasur rënie dhe ngritje. Unë besoj se ai në përgjithësi ka potencial. Ai është një nga djemtë më të angazhuar dhe i gatshëm për t’u përballur me sfida”.
“Nuk fshihet nga përgjegjësia, kështu që ai është një mbrojtës premtues për të ardhmen. Përvoja do ta ndihmojë”.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...