Arsenali ka mirëpritur në stërvitje Shkodran Mustafin, Mesut Ozilin dhe Hector Bellerinin.
Në përgjithësi ka qenë gjashtë lojtarë që janë rikthyer në stërvitje sot (e mërkurë) para ndeshjes së “Topçinjve” të shtunën kundër West Ham United, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi Laurent Koscielny është rikthyer gjithashtu në stërvitje pas largimit nga fusha në ndeshjen në FA Kupë të Arsenalit kundër Blackpoolit.
Nacho Monreal, dhe Nios Mavraponos kanë marrë pjesë po ashtu në këtë seancë stërvitore.
Trajneri Unai Emery do të jetë më i lehtësuar tani pasi humbi një numër të madh lojtarësh kryesor gjatë dy muajve të fundit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...