Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi beson që Arsenali është në gjendje të mposhtë Bayern Munichun në ndeshjen e xhiros së 16 në Ligë të Kampionëve, edhe pse gjiganti gjerman ka mposhtur shumë herë në të kaluarën “Topçinjtë”.
Të dy skuadrat janë takuar në garën më të madhe evropiane në tri nga katër sezonet e tyre.
“Është hera e parë për mua, por unë e di që Bayerni ka eliminuar Arsenalin në vitet e fundit”, tha Mustafi në një intervistë për ‘Sky Sports’, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Ylli i Bayernit godet Arsenalin (Foto)
“Ne e dimë që me Bayernin do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne e dimë gjithashtu se nëse luajmë me potencialin tonë ne mund të mposhtim Bayernin”
“Sigurisht, Bayerni është një skuadër madhështore, por i dimë të gjitha këto nga ndeshjet në Premierë Ligë kundër skuadrave si Liverpooli, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United”, shtoi Mustafi./arbresh.info
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...