Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës

23:29 | 9 Prill 2026
E.G

Vedat Muriqi ka zbuluar se kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës me Kosovën pas një pjesëmarrjeje të mundshme në Kupën e Botës, por ky skenar nuk u realizua pas humbjes ndaj Turqisë.

Sulmuesi kosovar, në një prononcim për “La Zona 10”, bëri të ditur se kishte diskutuar më herët me drejtuesit e përfaqësueses për planin e tij.

Megjithatë, situata aktuale ka bërë që ai të mos marrë ende një vendim përfundimtar.

“Plani ishte i qartë: të luaja në Botëror dhe më pas të tërhiqesha. Për këtë kam folur edhe me presidentin dhe trajnerin,” u shpreh Muriqi.

Ai theksoi se për momentin fokusi i tij është i përqendruar te fundi i sezonit me RCD Mallorca, duke lënë vendimin për të ardhmen për një moment më të përshtatshëm.

“Nuk dua të mendoj për këtë tani. Jam i fokusuar te ndeshjet e mbetura me ekipin tim. Do të ketë kohë për të vendosur më vonë,” deklaroi ai.

Muriqi shtoi se çdo vendim do të merret në konsultim të plotë me familjen, duke nënvizuar se ende nuk ka një qëndrim përfundimtar për të ardhmen e tij me Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale