Kosova luajti baras ndaj Greqisë (1-1), ndërsa golashënuesi i vetëm i nikoqirëve në “Fadil Vokrri” ishte Vedat Muriqi.
Përkundër dominimit të lojës, Dardanët kaluan në disavantazh në fund të pjesës së parë, ndërsa sulmuesi ka thënë se ishte thjesht një mosmarrëveshje dhe ishte gabimi i vetëm që bënë lojtarët tanë gjatë gjithë 90 minutave.
Lexo edhe:
Muriqi ka theksuar se skuadra asnjëherë nuk ka dalë nga plani i lojës dhe se në pjesën e dytë nuk ka humbur topa dhe ka luajtur më mirë se grekët, kështu që arrit të marrë një pikë.
Sipas sulmuesit të Lazios, Greqia priste gjatë gjithë kohës gabimet e vendasve në tentim për të ndëshkuar.
27-vjeçari ka thënë tutje se Kosova po bën gjithnjë e më pak gabime dhe në këtë mënyrë shpreson që në të ardhmen kjo të konvertohet në më shumë pikë dhe më shumë fitore.
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë