Gjatë së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrojtësi turk, Ahmet Çalik.
Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.
Ahmet Çalik karrierën e filloi tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.
Në lidhje me vdekjen e tij ka reaguar edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ishte bashkëlojtar i të ndjerin sa ishte pjesë e Konyaspor.
“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i pikëlluar për humbjen e një shoku, kolegu dhe vëllai shumë të mirë, me të cilim kam luftuar për të njëjtën fanellë. U preftë në qiell vëllai im, je gjithmonë në zemrat tona. Më vjen keq për humbjen tuaj”, shkruajti Muriqi./Arbresh.info
Gerçekten çok üzgünüm ve ne diyeceğimi bilemiyorum. Beraber aynı forma için mücadele ettiğim, çok iyi bir arkadaş, dost ve kardeşi kaybetmenin üzüntüsünü yaşıyorum. Mekanın cennet olsun kardeşim, her zaman kalbimizdesin. Başımız sağolsun. pic.twitter.com/JQJRYiHhWD
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) January 11, 2022
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...