Vedat Muriqi ka thënë se golin ndaj Real Madrid ua dedikon Kosovës, Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve.
Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist absolut në fitoren e madhe Mallorca kundër Real Madrid me rezultat 2-1 në La Liga.
Sulmuesi kosovar realizoi golin vendimtar për skuadrën e tij, duke i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme Mallorca në luftën për mbijetesë. Ky gol ka peshë të madhe jo vetëm për rezultatin e ndeshjes, por edhe për pozitën e ekipit në tabelë.
Pas ndeshjes, Muriqi është shprehur i emocionuar, duke thënë se golin ua dedikon të gjithë shqiptarëve.
“Arritëm tri pikët këtu në Mallorca dhe jam shumë i lumtur. Kam pasur nevojë për këtë gol. Golin ia dedikoj Kosovës, shtetit tim, Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anembanë botës që na përkrahin. Më vjen keq që nuk arritëm të kualifikohemi si Kosovë e si Shqipëri”, ka thënë ai në një prononcim për “Digitalb”.
Momenti më prekës erdhi menjëherë pas golit. Në vend që të festonte, Muriqi ka shpërthyer në lot në fushë, duke reflektuar emocionet dhe zhgënjimin për moskualifikimin e Kosovës në Botërorin 2026. Një nga bashkëlojtarët e tij i është afruar dhe e ka përqafuar, ndërsa para kamerave është dëgjuar mesazhi: “Për Kosovën.”
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...