Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në futbollin turk me Fenerbahcen.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin vendimtar për skuadrën e tij në fitoren e ngushtë 2-1ndaj Ankargucus.
Pas ndeshjes Muriqi ka folur për mediat turke duke thënë se nuk është me rëndësi nëse shënon ose asiston, pasi suksesi i ekipit ka më shumë rëndësi.
“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tre pikë të mëdha para derbit Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizoj gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt.
“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje kosovari.
Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina.
“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira. Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëjë histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun