Vedat Muriqi ka shënuar në xhiron e fundit në La Liga, për ta mbyllur sezonin me fitore.
Mallorca mposhti Rayo Vallocanon me rezultat bindës 3:0.
Muriqi e hapi rezultatin, duke shënuar në minutën e 51-të.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar 15 gola në të gjitha garat, 14 prej të cilave erdhën në La Liga.
Jose Copete e vulosi fitoren e skuadrës nga ishulli në minutën e 71-të, për rezultatin 2:0, derisa për 3:0 u përkujdes Angel Rodriguez.
Mallorca e mbyll sezonin në vendin e nëntë, me 50 pikë, një më shumë se Rayo që është në pozitën e 11-të./Arbresh.info/
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...