Vedat Muriqi ishte vendimtar mbrëmë në fitoren e Mallorcas ndaj Valencias 1:0 duke e shënuar golin e tre pikëve.
Sulmuesi kosovar ndihet i lumtur me kontributin e dhënë, jo vetëm në lojën e mbrëmshme, por edhe në përgjithësi në këtë sezon.
Sidoqoftë, “Pirati” dëshiron të shënojë më shumë gola që i sjellin pikë klubit ishullor spanjoll.
“Jam mjaft i lumtur sepse tashmë kemi shpëtuar pa rënë nga liga. Fituam përsëri dhe tashmë i kam shënuar 14 gola. Por, dua të shënoj më shumë gola që i japin pikë Mallorcas. Nuk ma ndien nëse nuk shënoj gol nëse marrim pikë”, u shpreh fillimisht ish-futbollisti i Rizesporit, Fenerbahçes dhe i Lazios.
“Është e vërtetë që kur të shpëtosh pa rënë nga liga, është e vështirë të përgatitesh për lojën e ardhshme. Por, është puna e jonë dhe duke e falënderuar trajnerin, punuam më shumë dhe shkoi mirë”, shtoi tutje ai.
I pyetur për paraqitjen e tij, sulmuesi prizrenas ishte i qartë, shkruan “Gazeta Express”.
“Nuk po bëj asgjë speciale, po e shfaq atë që e kam brenda meje. Dhe, nëse njerëzit i vlerësojnë këto gjëra, mirë, jam i lumtur për këtë. Shpresoj që të kem më shumë vite si ky”, përfundoi Muriqi.
Muriqi i ka realizuar 14 gola këtë sezon në La Liga, ndërsa i ka bërë edhe tre asistime. /GE/
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...