Është ndërprerë derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.
Tifozët hodhën mjete në fushën e gjelbër, teksa është sulmuar, portieri i mysafirëve Stivi Frashëri.
Atij i është ofruar ndihma e shpejtë menjëherë pas incidentit dhe është dërguar në spital me auto-ambulancë.
Menjëherë, pas ndeshjes, lidhur për këtë është deklaruar, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se nuk duhej të ndodhnin skena të tilla.
“Nuk kemi qef me ndodhe skena të tilla, ose me ndodhë incidente. Sepse, na ne përgjithësi i kemi marëdheniet e mira”.
Ai po ashtu shtoi se “por, qka të thëm pas kësaj ndërprerje. Nuk du me komentu se nuk i di rrethanat, nuk e kam pa se cka ka ndodhë atje domethënë. Nuk e di. Isha tu e marrë me futbollisë”.
“Po të kisha pa, do kisha fol. Edhe po të kish vazhdu ndeshja, ndoshya e kishim përmbysë rezultatin”.
Kjo ndeshje ishte i vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.
Të dyja skuadrat janë duke “luftuar” për kreun e tabelës, por Ballkani prin me 54 pikë, teksa Gjilani gjendet në vendin e dytë – me pesë pikë më pak.
Kurti: Kemi edhe një mundësi për ratifikimin e marrëveshjeve...
“Selimi akuzohet veç pse njihej me Limajn”, avokati i ashpër...
Bislimi i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si Zëvendës...
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant