Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) kanë njoftuar dy shtetet e para që kanë shfaqur interesim për të organizuar një finale të Ligës së Kampionëve.
UEFA ka bërë të ditur se Rusia dhe Gjermania kanë shprehur interesim në organizimin e finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2021.
UEFA deklaroi se gjermania ka ofruar stadiumin e Bayern Munichut, Allianz Arenën si dhe shtetit rus ofroi stadiumin e Zenitit të Shën Petersburgut.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të vendosë gjatë vitit të ardhshëm rreth mbajtjen së finales të Ligës së Kampionëve të vitit 2021.
Për organizimin e finales së Ligës së Evropës së vitit 2021 në lojë janë tre vende, të tilla, si Austria (Vjena), Gjeorgjia (Tbilisi) dhe Spanja (Sevilla).
Ndryshe, katër vende janë të interesuar për organizimin e finales së Superkupës së UEFA-s – Bjellorusisë (Minsk), Finlandës (Helsinki), Ukrainës (Kiev) dhe Irlandës së Veriut (Belfast).
Ndërkohë që finalen e Ligës së Kampioneve në kategorinë e femrave dëshirojnë t’i organizojnë Çekia (Pragë) dhe Suedia (Gutenburgu).
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...