Sulmuesi gjerman insiston se nuk ka biseduar me drejtuesit e Bayernit për kontratën e re.
Thomas Muller thotë se nuk ka biseduar me Bayern Muniuchun për vazhdimin e kontratës.
Sulmuesit gjerman do t’i skadojë kontrata me gjigantin bavarez në vitin 2023.
Por, palët nuk kanë biseduar ende për vazhdimin eventual të bashkëpunimit.
“Askush nga klubi nuk më ka kontaktuar. Kështu që, duhet të shohim se çka do të na sjellë e ardhmja”, deklaroi Muller për “SportBild”.
Krahas Mullerit, kontrata në vitin tjetër do t’ju skadojë edhe Robert Lewandowskit e Manuel Neuerit.
Dhe, mediumi gjerman raporton se të tre lojtarët mund ta vazhdojnë kontratën për dy vjet të tjerë.
32 vjeçari Muller ka qenë mjaft i rëndësishëm në “Allianz Arena” në dekadën e fundit. /GE/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...