Kosova mbrëmë fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, duke mposhtur Lituaninë me rezultat minimal 1-0 në “Fadil Vokrri”.
Golashënues i vetëm në këtë sfidë ishte Muharrem Jashari, shkruan Arbresh.info.
Teksa po i njëjti u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, mirëpo për fat të tij, bashkëlojtarët u mbajtën mirë në pjesën e dytë dhe arkëtuan tre pikët.
Ai sonte ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke falënderuar të gjithë përkrahësit.
“Emocion i papëshkrureshëm! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar shkurtimisht ai.
Futbollisti nga Mitrovica ka qenë i shkëlqyeshëm edhe në ndeshjen ndaj Rumanisë duke treguar se ftesa e tij në kombëtare është e merituar./Arbresh.info
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj