Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari ka fituar çmimin si lojtari më i mirë për muajin gusht dhe shtator, tek skuadra e tij LNZ Cherkasy.
Ai po kalon një formë fantastike tek kjo skuadër ku përgjatë këtyre dy muajve, ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime, shkruan Arbresh.info
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi me dy çmimet e fituara.
“Lojtari më i mirë i muajit gusht & shtator”, ka shkruar ish-futbollisti i Dritës.
Së fundmi Jashari është ftuar edhe për dy ndeshjet e muajit tetor të kombëtares së Kosovës, ku ka luajtur si zëvndësues me Lituaninë teksa ka startuar ndaj Qipros./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...