Pas debutimit me kombëtaren e Kosovës dhe golit të shënuar me Zvicrën, lojtari i Llapit Muhamet Hyseni po vazhdon me formën e lartë.
Ai sot ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Llapit në ndeshjen ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 15-të, në Superligën e Kosovës në Futboll, shkruan Arbresh.info.
Hyseni shënoi golin e dytë në fitoren e llapjanëve ndaj Gjilanit, 2-0 në udhëtim.
Ky është goli i 10-të në kampionat për ‘bomberin’ e Llapit.
Njëkohësisht ai është edhe top golashënuesi i Superligës së Kosovës në Futboll./Arbresh.info/
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...