Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar datën se kur mund të rikthehen nga lëndimet lojtarët si Zlatan Ibrahimovic, Marcos Rojo dhe Paul Pobga.
Sulmuesi veteran pritet të rikthehet në fund të muajit dhjetor sipas trajnerit portugez, shkruan arbresh.info.
Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e majtë gjatë ndeshjes së Ligës së Europës kundër Anderlechtit.
Ky lëndim ia kishte ndërprerë një super sezon suedezit i cili në 46 ndeshje kishte shënuar 28 gola dhe kishte dhuruar pesë asistime.
Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Juventusit tashmë është duke stërvitur me top në kompleksin stërvitor ‘AON’.
Mourinho është shprehur optimist edhe për lojtarët si Paul Pogba dhe Marcos Rojo, të cilët janë shumë afër rikuperimit të plotë.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren